Elsa Lila në podcastin me kryeministrin Rama ka rrëfyer për eksperiencën e saj në Madagaskar, në Afrikë, e cila jetoi për katër vite me ish-bashkëshortin e saj, i cili është dhe babai i Evitës. Ajo tregon se gjatë asaj periudhe u bë gati një zhytëse profesioniste dhe në ato vite, ka jetuar më shumë nën ujë sesa në tokë. Ish-partneri i saj ishte një zhytës profesionist dhe mësoi të zhytej nga ai.