Katër draft-ide ekzistojnë aktualisht për vënien në jetë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mbi të cilin Prishtina dhe Beogradi u pajtuan 10 vjet më parë. Komuniteti ndërkombëtar insiston në krijimin e bashksisë që do të mblidhte rreth vetes komunat në Kosovë, të banuara me shumicë serbe –kushti kryesor i Serbisë në procesin e dialogut me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.