Më se 4.000 pjesëmarrës të atij që njihet si “Marshimi i Paqes” janë nisur nga Tuzlla në një rrugëtim prej 100 kilometrash drejt Srebrenicës në Bosnje, një nismë kjo e krijuar në nder të viktimave të genocidit të vitit 1995, i ndodhur pikërisht nën zonën që duhet të ishte nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara. Për tre ditë rresht, marshuesit do të përshkojnë të njëjtat rrugë që përdorën banorët e tmerruar të Srebrenicës, teksa tentuan të kalonin në Tuzlla apo Kladnje korrikun e 29 viteve më parë. Mbërritja në Potoçari u llogarit në 10 korrik, në mënyrë që një ditë më pas, pjesëmarrësit e marshimit të të marrin pjesë në eventet që shënojnë përvjetorin e genocidit dhe funeralet kolektive në Qendrën Memoriale për Srebrenicën atje.