Procesin e zgjedhjes të presidentit të ri kryesocialisti Edi Rama e quajti si fundin e një vrapimi ku ai dhe PS marrin fryme lirisht. Kësaj frymëmarrje i ka ardhur në ndihmë edhe bekimi amerikan për gjeneral Begajn. Përzgjedhja e Bajram Begajt për president duket si një e mesme e artë prej socialistëve të cilët nuk provokuan Ilir Metën me një kandidaturë si Ardian Dvorani apo Sali Berishën përmes ish ministres tij por e preferuar tashmë nga socialistët Majlinda Bregun.