Vetëm në dy ditët e fundit në vend janë shënuar 7 vjedhje 4 në biznese dhe 3 në banesa. Policia ka mundur të zbardhë ngjarjet dhe të vërë në pranga autorët por serish vjedhet mbeten një problem. Krahasuar me një vit më parë vërehet një ulje e rasteve por shqetësues është fakti se shumica e autorëve janë përsëritës apo rekrtutojnë të mitur që ta kryejnë këtë vepër penale.