Top Channel/ 32 mijë lekë bursë në muaj për studentët ekselentë, kush përfiton
01/06/2022 22:14

Nxënësit ekselentë, kur të nisin shkollën e lartë do të përfitojnë bursë studimore, me vlerë sa paga minimale e parashikuar në vendin tonë. Këshilli i Ministrave ka miratuar politikën e re që lidhet me programet e studimit që janë prioritet kombëtar dhe për mbështetjen financiare për studentët e shkëlqyer dhe për studentët që ndjekin në universitete publike një nga programet që konsiderohen prioritet kombëtar, ndërkohë që është hartuar lista e programeve prioritare që cilat u përkasin shkencave humane, shkencave natyrore, inxhinierike, bujqësi, veterinari, shërbime, etj. Studentët që do të përfitojnë në universitete publike përjashtim tarifash dhe bursa që janë sa paga minimale për çdo muaj të studimeve janë 3 kategori. Të gjitha ata që tre vitet e studimit i mbarojnë me notën mesatare 10 dhe provimet e maturës me mbi 9.5, e përfitojnë bursën dhe përjashtimin nga tarifat, edhe pse zgjedhin çdo lloj dege që preferojnë. Kategoria e dytë e maturantëve që përfitojnë, janë ata me mesatare minimumi 8.5 dhe zgjedhin një nga programet prioritare. Një tjetër kategori përfituese janë maturantët që kanë zënë një nga 3 vendet e para në olimpiada ndërkombëtare, në të cilat ka të paktën 15 vende pjesëmarrëse. Programi që ata zgjedhin lidhet me fushën ku ka marrë çmim. Studentët që përfitojnë nga ky vendim i këshillit të ministrave kanë detyrimin ligjor që pas diplomimit të punojnë në sektorin shtetërore të paktën 3 vite, pasi qëllimi i këtij vendimi është rritja e efikasitetit të Fondit të Ekselencës. Ndërkohë, Fondi i Ekselencës do të vazhdojë për studentët që qenë fitues vitet e kaluara, deri në përfundim të studimeve. Vendimi i sotëm nuk i ndikon përfitimet që u takojnë studentëve nga Pakti Për Universitetin, ato do të vijojnë të jenë të njëjta.

Top Channel/ Zbardhen malet në qarkun Elbasan, bora në trashësi deri në 25 cm
27/03 12:57
Top Channel/ Bora mbulon juglindjen, në Korçë, Pogradec dhe Kolonjë dëborë në lartësinë 1100 metra
27/03 12:56
Top News – Rritja e çmimeve të plehërave kimike. Ibrahimaj: Po monitorojmë, s’është shqetësuese
27/03 12:56
Top Channel/ Arjon me showroom gjigant, oferta deri në 70% ulje
27/03 12:30
Top Channel/ Pranvera i lë vendin dimrit, reshje dëbore në veri e jug, probleme në rrugë dhe…
27/03 12:23
Top Channel/ Bordi monitoron “shportën”, qeveria në fokus produktet bazë të konsumit
27/03 12:10
Top News – Efektet zinxhir në treg. Pas naftës, shtrenjtohet edhe vaji dhe detergjentët
27/03 12:10
Top News – Shporta e ushqimeve. Qeveria monitoron: Por çmimet i vendos tregu
27/03 12:03
Top News – Bujqësia e industria në rënie të lirë/Administrata dhe ndërtimi mbajnë ekonominë në këmbë
27/03 11:55
Top Channel/ Rritja e çmimit të karburanteve, Ibrahimaj:Po përgatisim edhe një akt për ndërhyrje në…
27/03 11:46
Top Channel/ Vodhi 3 varëse floriri dhe kanosi pronarin, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan
27/03 11:40
Top Channel/ Korrupsioni në Shqipëri perceptim? Ja si përgjigjet ministrja Ibrahimaj
27/03 11:20
Top Channel/ Çmimet e shportës, Ibrahimaj: Po verifikojmë tregun, shtresat në nevojë janë…
27/03 11:19
Top Channel/ Zbardhet Qafa e Llogarasë, reshje dëbore me intensitet të ulët deri në mesatar
27/03 10:52
Top Channel/ IKMT ‘zbarkon’ në Vlorë, nis shembja e një restoranti
27/03 10:38
Top News – Eurodeputet dhe i dënuar. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belerit për pafajësi
27/03 10:32
Top News- 650 euro për çdo emigrant/ Pranga 27 vjeçarit në Shkodër, i ndihmonte për kalim kufiri
27/03 10:19
Top News – 1 vit nga vrasja e Ilaria Sulas/ Familja kërkon drejtësi – Jetojmë me dhimbje çdo ditë
27/03 10:18
Top News – Pranverë e dëborë. Ulja e temperaturave rikthen dimrin në zonat malore
27/03 10:11
Top Channel/ Reshje dëbore edhe në veri të vendit, borëpastrueset ndërhyjnë në aksin Bogë-Theth
27/03 10:03