Top channel/ 300 mijë euro për “antikorrupsionin, Komisioni Xhafaj do të punësojë 91 ekspertë
04/12/2024 21:00

Rreth 300 milionë lekë tw vjetra wshtw fondi i posaçëm që do të miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë për mbeshtetje dhe honorare pwr ekspertwt, për funksionimin e komisionit te drejtuar nga Fatmir Xhafaj, që lidhet me hartimin e legjislacionit të reformave të bashkëqeverisjes dhe antikorrupsionit. Një liste me 91 emra i është dërguar byrosë së Kuvendit nga kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj, për të caktuar pagesë për ekspertët që do të punojnë pranë komisionit anti-korrupsion. Bëhet fjalë për 30 ekspertë të nivelit të lartë me pagese sa 3 paga bruto të një këshilltari, e që shkon deri në 6 mijë euro, 11 ekspertë të nivelit të dytë qw do të kenë një pagesë prej rreth 3800 eurosh. 12 ekspertët e nivelit të tretë dhe sekretariati teknik i përbërë nga 15 persona do të paguhen rreth 1900 euro. Po ashtu bie në sy edhe një listë prej 23 personash për një kategori të quajtur “ekspertë të huaj” që do të paguhen rreth 3800 euro. Nw rregulloren e kuvendit parashikohet qe Komisionet ose këshillat mund të caktojnë specialistë/ ekspertë të jashtëm të përkohshëm për realizimin e detyrave të tyre, kur Kuvendi nuk zotëron ekspertizën e nevojshme për një çështje të caktuar. Komisioni i posaçëm parlamentar për antikorrupsionin I ka zhvilluar mbledhjet me pjesëmarrjen vetëm të deputetëve të shumicës, ndërsa pesë vendet e opozitës kanë mbetur bosh. Diplomacia amerikane dhe europiane në Tiranë kanë këmbëngulur tek nevoja e gjithëpërfshirjes në procesin përmes së cilit synohet thellimi i reformave, per mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin. Megjithatë një nga kushtet e BE dhe shba ishte që komisioni të mos vinte në dyshim arkitekturën aktuale kushtetuese, që sistemi i drejtësisë të jetë krejtësisht i pavarur nga legjislativi dhe ekzekutivi.

Top Channel/ Plani i PS për pronat: Brenda 2027, regjistrim titujve të pronësisë
28/03 23:16
Top News – Spiropali përplaset me ministren Ismaili. Zbardhen debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS
28/03 21:30
Top News – Zgjedhjet në struktura dhe shtimi i anëtarësimeve, Klosi rreshton detyrat për socialistët
28/03 20:17
Top News – Nis rienergjizimi i PS në Tiranë, Rama në njësinë nr.2, porositë për socialistët
28/03 20:16
Top Channel/ Presidenti Begaj: Mjekësia, profesioni i sakrificës dhe humanizmit
28/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet urdhri i Ramës për ministrat: Zbrisni ne terren
28/03 19:42
Top Channel/ PS nis rienergjizimin në Tiranë, Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Njësinë 2
28/03 19:14
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Do ristrukturojmë Tiranën, rritja e pensioneve do dyfishohet…
28/03 18:34
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Qëlloni me vezë e domate deputeten e PS
28/03 15:55
Top News-PS nis turin ‘Punët për Shqipërinë’. Deputetë, ministra e kryebashkiakë të gjithë në terren
28/03 15:44
Top Channel/ Berisha thirrje për protesta: Më 17 prill për largimin e Ramës. Reagim edhe për naftën
28/03 15:08
Top Channel/ Takimi me dyer të mbyllura, Rama mbledh qeverinë me deputetët: Zbrisni në terren
28/03 15:06
Top News – ‘PS po kthehet në origjinë, është themeluar mbi krimin, ta rrëzojmë!’
28/03 14:49
Top News – ‘Patronazhistët, si sigurimi i shtetit gjatë diktaturës, do i ndëshkojmë!’
28/03 14:48
Top News – ‘Pensione cinike dhe qesharake, të moshuarit nuk blejnë dot ilaçe’
28/03 14:48
Top News – ‘Nafta, ndëshkim mbarëqytetar, çmimet në Shqipëria, sa në Zvicër’
28/03 14:48
Top News – Berisha akuzon për plaçkitje të pronës private.’Dimensioni më antiqytetar’
28/03 14:48
Top Channel/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Spiropali dhe Braçe ulen në fund të sallës
28/03 14:31
Top News -‘Lulzim Basha donte bashkimin me PS, tani jemi në kilometrin e fundit!’
28/03 14:25
Top News – ’83 thikat e krimit në parlament, BE reagoi!’ Berisha flet për Ballukun
28/03 14:25