30 studentë të Universitetit të Sporteve morën këtë të mërkurë certifikatat e para si roje bregdetare. Të rinjtë, që tashmë zotërojnë dhe njohuritë e nevojshme për dhënien e ndihmës së parë, do të angazhohen gjatë sezonit turistik në plazhe të ndryshme të vendit për t’i bërë ato më të sigurta.