Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në ditën e fundit të 2024 kartolinë e urimit ia dërgoi atyre të cilët për vite me radhë presin të kompensohen nga procesi legalizimit. “Sot, starton ky proces i cili do të finalizohet deri të enjten dhe secili nga 15 mijë individët do të ketë masën e kompensimit në vlerë sipas asaj që është përllogaritur nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Në këto 5200 dosje që përfitojnë këtë masë kompensimi është ndjekur në rend kronologjik nga viti 2010-2024.