Një fëmijë 3-vjeçar ka humbur në Durrës prej ditësh, pasi është marrë nga gjyshërit në takimin e përjavshëm të shtunën. Nëna ka bërë apel mes lotësh që vjehërrit t’ia kthejnë djalin, pasi sipas saj e kanë ata. Pas denoncimit të gruas, Policia ka shoqëruar gjyshin e fëmijës Rexhep Gjuni, ndërsa janë në kërkim të gjyshes.