Ramazan Azizolli së bashku me bashkëshorten, jetojnë në një shtëp me mure gati të çara, tavan të rënë dhe shiun që futet brenda. Ndërtesa u dëmtua nga tërmeti tre vite më parë, por deri tani askush nuk ka ndërhyrë për të ndihmuar familjen nga Grekani i Belshit.