Kanë kaluar 3 dekada nga momenti, që la të gdhendur në memorien kolektive imazhet e 20 mijë shqiptarëve në kërkim të një jete që deri atëherë vetëm e kishin ëndërruar. Ishte 8 gushti i vitit 1991 ku në brigjet e Barit do të zbarkonte anija “Vlora” me mijëra shqiptarë të dëshpëruar. Pamjet e anijes së tejmbushur me foshnja, të rinj, burra dhe gra të cilët kërkonin të linin pas krahëve të shkuarën e erret, shokuan mbarë botën…