Të hënën, pesëmbëdhjetë minuta pas mesnatës, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në qytetin e Lipjanit. Nga pamjet e arrestimit të 27-vjecarit shihet që reagimi zyrtarëve policor është e ashpër. Sipas policisë, personi në fjalë ishte nën ndikimin e alkoolit dhe sulmonte veturat e kalimtarët dhe në njoftim thuhet se zyrtarët policor reaguan për të vënë situatën nën kontroll.