Ministri kosovar i Shëndetësisë , Arben Vitia njoftoi se 26 nga të plagosurit e tragjedisë së autobusit që po trajtoheshin në spitalin e Sllavonski Brod, kanë dalë tashmë, pasi gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar mjaftueshëm. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri sqaroi se po përgatitet kthimi i tyre në Kosovë. 15 qytetarë të tjerë vazhdojnë të mbeten të shtruar; dy janë në kujdes intensiv ndërsa njëri është në gjendje të rëndë.