Në seancën solemne të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë me rastin e 25-vjetorit të Kushtetutës, presidenti Bajram Begaj ngriti shqetësimin e gjykatave. Ai tha se i gjithë sistemi i drejtësisë po përballet me një sfidë të madhe për shkak të numrit të madh të dosjeve që kanë në shqyrtim.