Policia e Shtetit ka zhvilluar sot një megaoperacion në gjithë vendin kryesisht për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Operacioni, i quajtur “Sundimi i ligjit”, filloi që në orët e para të mëngjesit, ku u angazhuan 1852 punonjës policie, nga Forcat e Sigurisë Kombëtare, Reparti Special “RENEA”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe strukturat e drejtorive vendore të Policisë.