Liderët e shtetit të Kosovës kanë zhvilluar homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçit, në 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe edhe pranë varrit të ish-veprimtarit, Adem Demaçi.