24 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e shfrytëzoi për të përcjellë një apel të qartë në mbështetje të shqiptarëve, si “komunitet kyç në Maqedoninë e Veriut”, sic theksoi ai në fjalimin e mbajtur me këtë rast në Akademinë Solemne, ku tha se vendi ka nevojë sot më shumë se kurrë më parë “për” respektim të plotë dhe të sinqertë të kësaj marrëveshjeje”, e cila, sipas tij, po sulmohet çdo ditë.