Mbi 24 mijë inspektime janë zhvilluar gjatë vitit 2025 nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, në kuadër të kontrollit të standardeve në shërbimet shëndetësore dhe në sektorin e turizmit. Gjatë një tryezediskutimi me drejtuesit e inspektorateve rajonale, kryeinspektori i përgjithshëm Dashnor Sula deklaroi se kontrollet në terren gjatë 2026 do të intesifikohen edhe më tej.