Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin nga veriu në jug ka pasur 47 vatra zjarri nga të cilat falë ndërhyrjes së zjarrfikëseve 36 u fikën ndërsa 11 vijojnë të jenë aktive. Situate më serioze paraqitet në Malin e thatë ku zjarri vijon prej 7 ditës dhe ka prekur Parkun Kombëtar të Prespës. Zjarrfikëset dhe strukturat vendore kanë punuar pa ndërprerje për izolimin e vatrës së zjarrit duke luftuar nga ajri dhe toka por për shkak të sipërfaqes së madhe dhe terrenit të vështirë zjarri vijon aktiv.