Prej më shumë se një muaji në të gjithë territorin e vendin po zhvillohet një betejë me zaptuesit e hapësirave publike iniciuar dhe udhëhequr nga vetë kryeministri Edi Rama. Paçka me se janë me mijëra metra katror rikthyer qytetarëve nga heqja e objekteve bllokuese nëpër trotuare apo brendësi të objekteve të banimit duket se ka ende shumë punë për të bërë. Këtë e tregojnë të dhënat që vinë nga portali qeveritar “Hapësira ime Publike”. Në më pak se 24 orë nga vënia në funksion e këtij portali janë regjistruar 2230 problematika të raportuara.