Një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla të Hasit përfundoi me dy të lënduar dhe një të arrestuar. Dy familje, fqinje me njëra-tjetrën janë përplasur fizikisht. Një vajzë 21 vjeçe ka goditur burrë e grua të familjes tjetër, bashkëshortin 65 vjeç, dhe bashkëshorten e tij 60 vjeçe.