Vendimi i gjykatës europiane për të drejtat e njeriut në Strasburg ka ngjallur shpresat për familjen Nika se kërkesa e tyre që çështjen e vrasjes së Aleks Nikës ta marrë Spak. Dyert e gjykatave u janë mbyllur disa herë në fytyrë ndaj familja e viktimës së katërt por të mbetur pa drejtësi iu drejtuan ndërkombëtarëve jo për dëmshpërblim, por për të vënë në vend drejtësinë që u mohohet prej shumë vitesh.