Top Channel/ 21 janari dhe TIMS, Spak bën transparencë për çështjet me interes të lartë
09/07/2025 19:36

SPAK ka bërë publik në regjistrin e pyetjeve të publikut dhe medias për çështje të ndryshme dhe me interes të lartë që janë në procesim apo që janë kërkuar të dihet për fatin e tyre. Pyetjet trajtojnë çështjet e “21 janarit”, aeroportit të Vlorës, krimet zgjedhore, gara për kreun e BKH-së dhe ndërhyrja në sistemin Tims. Në lidhje se në çfarë faze ndodhen hetimet për “21 Janarin”, Prokuroria e Posaçme përgjigjet duke thënë se procesi hetimor është ende në zhvillim. Për zgjedhjen e kreut të BKH-së, SPAK bën me dije se vijon proceduar për fazën e dytë të përzgjedhjes së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit bë përputhje me ligjin. SPAK pranon se ka regjistruar dhe po ndjek hetimet në lidhje me kryebashkikakun e Shkodrës, Benet Beci, por pa dhënë detaje se për çfarë çështje bëhet fjalë. Një tjetër pyetje që SPAK i është përgjigjur është ajo e ndërhyrjes në sistemin TIMS, ku prokuroria bën me dije se ‘në bazë të materialit kallëzues të depozituar ka regjistruar procedim penal’. Sakaq bën me dije se ky procedim penal është në fazën e hetimeve. Për sa i përket aeroportit të Vlorës, nëse ka një kontratë koncesionare, SPAK përgjigjet duke thënë se ka regjistruar një procedim penal në lidhje me këtë kontratë. Megjithatë nuk jep detaje duke argumentuar se procedimi është në fazën e hetimeve. Po ashtu nuk ka munguar edhe çështja e krimeve zgjedhore, ku pwrgjigjet duke thwnw se në total janë 43 materiale të regjistruar si procedime/hetime penale (njëri është regjistruar i ndarë nga një procedim i mëparshëm) ndërsa janë 43 vendime për mosfillim të hetimit penal, për mungesë të elementëve të veprës penale.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04