Viti 2025 në sektorin energjetik u karakterizua nga një prodhim vendas prej 7 milionë e 467 mijë MWh (7,467 GWh), më i ulët krahasuar me vitin 2024, kur prodhimi arriti në rreth 7 milionë e 836 mijë MWh. Ndonëse në disa periudha u karakterizuam nga reshje të dendura dhe përmbytje, në raportin vjetor Enti Rregullator I Energjisë vë në dukje se ky prodhim më i ulët nga pikëpamja hidrologjike tregon se 2025 ka qenë një vit i thatë i lidhur kryesisht me varësinë nga kushtet hidrike, ndërsa struktura e prodhimit ka ndryshuar ndjeshëm.