Mekanizmi për gjurmimin online të përdoruesve i kushtroi shtrenjtë kompanive Google dhe Facebook, pasi pikërisht për shkak të tij, rregullatorët francezë i goditën me gjoba marramëndëse prej 201 milionë eurosh. Gjoba prej 150 milionë eurosh ndaj Google është vendos nga Komisioni Kombëtar i Francës për Teknologji Informative dhe Liri, i cili e pati gjobitur gjigandin e kërkimit në internet me 100 milionë euro edhe në dhjetor të vitit 2020.