Banorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth 200 milionë ose 60 % e popullsisë totale, po përballen me kapriçot e motit, përfshirë stuhi dhe temperatura të larta. Shërbimi Kombëtar i Motit tha se një valë e rrezikshme e të nxehtit e përfshiu verilindjen dhe qendrën e Atlantikut që pritet të vazhdojë gjatë fundjavës, ndërsa stuhi të forta dhe përmbytje parashikohet se mund t’i godasin zonat në verilindje dhe jug. Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se ndryshimi i klimës, i nxitur nga djegia e lëndëve djegëse fosile, do të çojë në periudha të zgjatura dhe më të shpeshta të motit ekstrem. Në lidhje me këtë situatë, sekretari i përgjithshëm Sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, deklaroi se tashmë ka nisur periudha e vlimit global.