Këtë të mërkurë shënohet 20 vjetori i vdekjes së ish - presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Ai vdiq më 21 janar 2006, në moshën 62-vjeçare derisa ende mbante postin e presidentit. Në ditën kur janë mbushur dy dekada që nga vdekja e Rugovës, krerët shtetëror e nderuan atë me homazhe pranë varrit. E shoqëruar me familjen e ish-presidentit, Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, tha se ai unifikoi gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri.