Top Channel/ 20 vjet “Portokalli”! Të dielën rikthehet spektakli i humorit në Top Channel
30/09/2023 15:34

Portokalli vazhdon të shkëlqejë edhe në vitin e 20-të të krijimtarisë. Kjo është prova e fundit gjenerale që po zhvillohet në studiot e Top Channel, për t’u rikthyer në sezonin e ri në ekranin e të gjithë shqiptarëve. “Për të zbuluar nuk zbulojmë asnjë gjë, kështu që na ndiqni në orën 21:00 në ekranin e Top Channel, ditën e diel, mirupafshim”, u shpreh Salsano. Por jo, Salsano nuk tregohet vërtet kaq i kursyer me informacionet e shoë-t më të ndjekur të humorit. Ai do të vazhdojë të moderojë në krah të dy biondeve të mençura dhe bukuroshe të ekranit, Xhemi Shehu dhe Fjoralba Ponari, teksa tregon se në listën e personazheve të panumërta ndër vite, në 20-vjetorin e “Portokallisë” do të kulmojë me surpriza, aktorë të rinj dhe imazhe të dashura për publikun. “Është dhe viti i 20 i “Portokallisë”, janë bërë 40 sezone, ka rreth 600 shfaqje, kanë ardhur aktorë të rinj, me karaktere të reja, plus që edhe aktorët e vjetër kanë krijuar karaktere të reja. Shpresoj se do jetë një nga sezonet më të mira të historisë së “Portokallisë”, ka thënë më tej Salsano. “Si gjithmonë ka emocione në çdo tre minuta. “Portokallia” tashmë është kthyer në një traditë. Siç e shikoni atmosfera vazhdon, ne jemi me energji të reja”, shprehet aktori Gazmend Paja. Mbrëmja e parë e tetorit do të mbledhë pranë ekranit të gjithë shqiptarët me Portokalli, spektaklin prime time, ashtu siç Top Channel ka ditur të realizojë që në fillesa e të ruajë këtë filozofi ndër vite. “Biletat janë shitur të gjitha mesa mora vesh, kështu që salla do jetë plot për transmetimin që do kemi nesër në orën 21:00”, shprehet Salsano. “Jemi gati për të dielën, për publikun tonë të dashur dhe na ndiqni sepse ka gjëra shumë gjëra interesante”, u shpreh Gaz Paja.

Top Channel/ Nga kush u përlot Rogerti? E ftuara e papritur në BBV 5 nuk kursen mesazhet për banorin
27/03 22:16
Top Channel/ Gimbo rikthehet i prangosur në shtëpinë e “Big Brother Vip 5”, ja si reagoi Selin
27/03 22:14
Top Channel/ Brikena përlotet: Për Mateon ka më shumë rëndësi të flasë me Selin sesa…
27/03 15:30
Top Channel/ E papritur! Monika Kryemadhi hyn në shtëpinë e Big Brother, “ngacmon” banorët
26/03 22:30
Top Channel/ Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri: Më thanë do të…
26/03 21:07
Top Channel/ “Për Zotin kam frikë”, Rogerti ‘i tmerruar’ në dhomën e rrëfimit, ‘shpërthen’ në lot kur sheh… breshkën
26/03 21:05
Top Channel/ Kristi Lamaj rikthehet në shtëpi duke u futur nga muri, çfarë po ndodh në BBVIP
25/03 21:28
Top Channel/ “Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane
25/03 21:21
Top Channel/ Sfida e mosreagimeve, Brikena përlotet teksa sheh ish-banorin
25/03 21:19
Top Channel/ “Të kisha aq afër…” Mateo bisedon me Brikenën për puthjen
24/03 13:54
Top Channel/ Kush e fiton Big Brother-in? Nga Stenaldo te Selin dhe Miri, ja si përgjigjen banorët
23/03 22:56
Top Channel/ “Në kurrizin tim ke…”, Stenaldo debaton me Rogertin, banori: Unë kam treguar…
23/03 22:46
Top Channel/ Konfirmohet çifti Marsiela-Indrit në ‘Përputhen’, Megi Pojani përlotet
23/03 21:47
Top News – “Gjesti është arrestuar”/ Reagimi i Gimbos kur mësoi lajmin
18/03 09:26
Top News – “Ti s’flet me vëllain tënd” Debat i ashpër mes Juelës dhe Artanit, Qepe…
16/03 16:39
Top Channel/ “Dashuria jote me Brikenën është ‘fake’”, debat mes Juelës e Mateos, banori: Ti je…
13/03 21:43
Top Channel/ “Pse nuk e thua troç”, Stenaldo debaton ashpër me Rogertin, banori: Ma përmende djalin…
12/03 21:52
Top Channel/ Mateo përplaset ashpër me Mirin, debat pas deklaratës për Selin, banori: Kam një…
12/03 18:40
Top Channel/ Megan Fox nuk pyet për moshën, aktorja e njohur e Hollywood ‘tërbon’ edhe ish-in e saj
11/03 22:41
Top Channel/ Greta përplaset me Brikenën dhe Mateon, lëshon deklaratën e papritur për banorët
11/03 22:39