Një trillim i denje për skenarin e një filmi; e tillë mund të quhet ngjarja që tronditi Greqinjë një muaj më parë e mori vëmendjen e mediave botërore për nga brutaliteti i saj. Një nënë e re 20 vjecare që mbytet në sy të fëmijës nga grabitës të pamëshirshëm që kishin hyrë të vidhnin para në shtëpinë luksoze ku ajo jetonte me të shoqin pilot. Zbardhja e kësaj vrasjeje dhe vjedhjes së supozuar e mundoi për një muaj policinë greke, e cila i kishte tashmë dyshimet e saj edhe tek bashkëshorti i Caroline Crouch.