20 vite në stadiume, 20 vite duke frymuar bashkim. Sonte në “Air Albania” nuk feston vetëm Kombëtarja kualifikimin në “Euro 2024”. Tifozët Kuqezi, ata që nuk e braktisën Shqipërinë as në të ftohtin e Kishinjevit, as në Rejkjavik, as në Ishujt Faroe, apo në transferta të nxehta si ato në Zenicë e Strumicë, festojnë 20-vjetorin e krijimit.