Policia e Shtetit njofton se kontrollet intensive nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara, janë duke vijuar. Kështu gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 17 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu, përgjatë kontrolleve parandaluese janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi kanë tentuar që të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore.