Top Channel/ 20 mijë lekë për një flakon, si u zbulua “shpikësi” i anticovid në kulmin e pandemisë
19/07/2021 13:18

Një vit më parë, kur të gjithë ishin të frikësuar nga sëmundja e Covid-19 që kishte izoluar të gjithë botën, Frederik Frrokaj u vu në prangat e policisë sepse pretendonte se kishte shpikur ilaçin për kurimin e virusit. Gjatë ditës së sotme, prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe dorëzoi dosjen e 56-vjeçarit nën akuzën e mashtrimit dhe shitjes së produkteve të rrezikshme për shëndetin e njerëzve. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha sqaron se nëpërmjet profilit të tij në Facebook, me emrin Frederik Frrokaj –Mjek Hylystic bën thirrje në rrjetet sociale për përdorim të substancave të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e njerëzve duke ofruar shitjen e një preparati që kuron sëmundjen Covid-19 me një përzierje mes acidit klorhidrik dhe ujit.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA