Parkimet e gabuara në rrugë janë një shkelje shumë e zakonshme mes përdoruesve të rrugës por për të kuptuar përmasat mjaft të përmendim gjobat e vendosura nga policia rrugore dhe ajo bashkiake në kryeqytet. Rreth 20 mijë qytetarë janë ndëshkuar për këtë shkelje në kryeqytet vetëm gjatë një jave. Për të lehtësuar trafikun e krijuar artificialisht nga parkimet e gabuara ministria e brendshme hartoi nje plan masash që parashikonte dhe përdorimin e karrotrecit dhe bllokueseve të gomave për mjetet që parkonin pranë vijave të bardha, stacioneve të autobusit apo në afërsi të kryqëzimeve.