FSK-ja e Kosovës është angazhuar sot në një operacion kërkim-shpetimi në Shqipëri. Bëhet fjalë për rastin e Jurgen Karaj për të cilin vijojnë kërkimet në lumin Mat prej 20 ditësh. 30-vjeçari Jurgen Karaj, dyshohet se mbeti i bllokuar në makinë në një aksident të ndodhur më 10 janar. Automjeti me të cilin udhëtonin dy të rinj ka përfunduar në përroin e fshatit Dares.