Në fshatin Bishan të njësisë administrative Novoselë, situata është përkeqësuar që prej orës 02:00 të mëngjesit dhe vijon ende. Si pasojë e rritjes së ndjeshme të prurjeve të lumit Vjosë, rreth 20 banesa janë përmbytur. Edhe pse gjatë ditës së sotme niveli i lumit ka shënuar rënie, uji vazhdon të jetë i pranishëm në banesat e banorëve. Familjarët shprehen të shqetësuar, pasi kanë kërkuar ndërhyrje dhe ndihmë nga institucionet përkatëse, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë reagim.