Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala deklaroi sot se pagat në sistemin shëndetësor për vitin 2026 janë indeksuar me 2,5%. Në fjalën e saj në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Sala tha se “gjithashtu njihet vjetërsia e diferencuar deri në 30 vite, ku përfitojnë mjekë, farmacistë, infermierë, laborantë dhe teknikë që punojnë në shërbimin parësor dhe dytësor dhe shëndetin publik”.