Parlamenti ka miratuar në seancën e parë pas zgjedhjeve të 25 prillit aktin normativ të ndryshimit të buxhetit 2021. Në rishikimin e bërë në draft, Financat kanë alokuar 2 miliardë lekë në Fondin Rezervë i cili do të përdoret për blerjen e vaksinave anti-Covid-19 si dhe për shpenzimet të tjera që lidhen me pandeminë.