Brenda katër ditësh, Kosova u tronditë dy herë nga vrasjet e grave. Në Pejë të martën në mëngjes, Gjyljeta Ukella u vra nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi i cili ishte i akuzuar për dhunë në familje e të premten e shkuar, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, Erona Cokli u vra nga ish-bashkëshorti i saj, derisa ishin duke marr shërbim për kujdestarinë e fëmijës. Shoqëria civile me protestë kërkon shpalljen e gjendjes emergjente.