Top Channel/ 19 vjeçarja hidhet nga dritarja për t`i shpëtuar rrëmbyesve, vajza në gjendje të rëndë
05/09/2021 09:22

Një 19 vjecare në qytetin turk të Antalias është përpjekur t`i largohej personave që e kishin rrëmbyer, torturuar e përdhunuar, e mendoi se rruga e vetme për shpëtim ishte të hidhej nga dritarja. Vajza ka qëndruar aty disa caste përpara se të lëshohej poshtë, dhe njerëzit që nuk e dinin se cfarë kishte ndodhur me të, i përsërisnin të mos hidhej.