Top Channel/ 17-vjeçari i aksidentuar nga ish-kryebashkiaku i Himarës niset drejt Tiranës
21/12/2022 20:01

17-vjeçari i aksidentuar këtë mbrëmje Elio Hamiti i cili u aksidentua nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano është nis ur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, pasi është në gjendje të rëndë. Ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur të miturin. Burimet për Top Channel bëjnë me dije se i mituri ka dëmtime në kokë dhe organet e brendshme, si pasojë e përplasjes së fortë. 17-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën për të shkuar tek lokali i gjyshes së tij, i cili ndodhet në afërsi të fushës së sportit në Llogora. Në atë moment Vasil Bollanos ka kaluar në këtë aks rrugor dhe ka përplasur Elio Hamitin. Më pas është kërkuar ndihma e ambulancës e cila ka shoqëruar të riun në gjendje të rëndë. 66-vjeçari u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërsa i mituri është në gjendje të rëndë. Ai ka pësuar “poli traumë” dhe ndodhet në koma të thellë. Vasil Bollano Vasil Bollano është kryetar i Omonoias, Unioni Demokratik i Minoritetit Grek dhe përfaqësues i grekëve që jetojnë në Shqipëri. Omonoia është një organizatë sociale, politike dhe kulturore në Shqipëri që promovon të drejtat e minoritetit grek në jug të vendit Në 21 prill të vitit 2009 ai u dënua me gjashtë muaj burg dhe 3800 euro gjobë, për heqjen e sinjalistikës rrugore. Bollano kundërshtoi tabelat, të cilat ishin vendosur nga autoritetet kombëtare, sepse ato ishin të shkruara vetëm në gjuhën shqipe dhe jo edhe në greqisht. Bollano apeloi kundër vendimit duke argumentuar se vendosja e sinjalistikës rrugore ishte një çështje e juridiksionit bashkiak, dhe gjykata e Apelit rrëzoi dënimin fillestar. Në dhjetor të vitit 2009, pas hetimeve në Prokurorinë e Vlorës, ai u padit për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare pas dhënies së lejeve të paligjshme të ndërtimit përgjatë bregdetit jugor shqiptar. Më 24 maj të një viti më pas, një bombë shpërtheu në banesën e Bollanos, duke shkaktuar dëme në shtëpinë e tij dhe makinat e parkuara aty pranë. Më 8 maj 2011 humbi në zgjedhjet vendore nga Jorgo Goro i Partisë Socialiste .

Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04
Top News – Bizneset presin paqen fiskale. Tatimet: Stoku i borxhit u rrit me gati 20 % në 2025
01/04 14:42
Top News- Shqipëria 17 vjet në NATO/ Begaj: Aleanca, garante e paqes dhe sigurisë
01/04 14:38
Top Channel/ Kumbaro i përgjigjet Spiropalit: Sloganet e dëshirat nuk mjaftojnë
01/04 14:33
Top News- Kultivuan kanabis/ Arrestohen 3 anëtarë të një familjeje në Malësi të Madhe
01/04 14:22