Rasti i një adoleshenteje që ka lindur fëmijë në moshën 16-vjeçare ka vënë në lëvizje policinë në Kosovë. Policia ka marrë në pyetje babanë e foshnjës, ndërkohë që vetë vajza ka shprehur se para një viti është martuar. Martesat nën moshën 18-vjeçare janë të paligjshme në vend, por kjo nuk e ka penguar çiftin që të bashkëjetojnë dhe të krijojnë familjen e tyre.