Policia e Shtetit ka kallëzuar në SPAK 16 deputetë të opozitës, pas bllokimit të akseve rrugore një ditë më parë gjatë protestës. Policia bën me dije: -Janë arrestuar 4 shtetas, 3 në Elbasan dhe 1 në Tiranë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe/ose “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.