Ambasadori shqiptar në Emiratet e Bashkuara, Ridi Kurtezi, thotë se në Dubai, por edhe në qytete të tjera ndodhen rreth 1500 shqiptarë. Në një interviste ekskluzive me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ai thotë se ka pasur koordinim të vazhdueshëm me ministrinë e jashtme dhe për momentin nuk është nevoja për evakuim emergjent. “Ka qenë e papritur dhe e pa parashikueshme, për faktin se lidershipi këtu ka qenë në kontakte të vazhdueshme me planet iraniane, dhe ishte e pa menduar që do të kishte goditje të tilla. Për më tepër, ky vend dhe vendet e tjera të Gjirit kanë bërë të ditur prej kohësh se ato nuk do të lejojnë asnjë sulm nga territoret e tyre. Pra, ka qenë e papritur dhe e pa parashikuar, prandaj ka krijuar këtë lloj impakti.