15 kryesues të komisioneve për numërim të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Malishevë janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për falsifikim të rezultatit zgjedhor. Të mërkurën ata u intervistuan në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë në aksioni e udhëhequr nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.