Shqipëria është kthyer në një magnet që tërheq turistët nga e gjithë bota për të vizituar vendin, por përpos kësaj edhe numri i të huajve që zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, po rritet vit pa viti. Teksa ecën në rrugët e kryeqytetit, nuk gjen vetëm turistë me dëshirën për të parë vendin tonë e të njohin historinë e Shqipërisë, por edhe shumë të tjerë që e kanë parë atë si një vend perfekt për të jetuar. Pjesa më e madhe e të huajve që jetojnë në Shqipëri janë nga Italia dhe Turqia.