Një 14-vjeçar u zhduk mbrëmjen e djeshme në lumin Seman, teksa po peshkonte në breg, ndërsa një banorë i zonës ka treguar se i mituri vinte shpesh aty. Ai u shpreh se punon tek pompat dhe se djalin e ka parë vazhdimisht të peshkonte. Ditën e djeshme ata nuk e kanë parë më dhe i kanë gjetur vetëm rrobat së bashku me kallamat e peshkimit.