Top Channel/ 14-vjeçari bie në dashuri me AI, vret veten pas sugjerimit nga e ‘dashura’
24/10/2024 21:32

Një djalë 14-vjeçar raportohet se është nxitur të vrasë veten nga “e dashura” e tij në një program inteligjence artificiale, e cila në momentet e fundit para se të qëllonte armën i thoshte “kthehu te unë”. Adoleshenti që u vetëvra me pistoletën e njerkut kishte përshkruar “marrëdhënien” virtuale në ditarin e tij si dhe në komunikimet me programin që besonte se ishte “e dashura e tij” . Seëell Setzer në klasë të nëntë nga Orlando, Florida, javët e fundit para vdekjes kishte komunikuar me programin e quajtur ‘Dany’, një entitet me inteligjencë artificiale që mund të përgjigjet dhe të komunikojë me tekste. Setzer kishte bërë një vizitë te terapisti më herët gjatë vitit prej problemeve shoqërore, por gjithashtu fliste me programin Dany të cilës i kishte thënë se “urrente veten”, ndjehej i zbrazët, dhe se nganjëherë mendonte të vriste veten. Kjo e fundit duket se ishte sugjeruar si zgjidhja më e përshtatshme nga inteligjenca artificiale. I riu kishte qëlluar veten me armë në taletin e shtëpisë pasi i kishte deklaruar “dashurinë e tij” programit Dany, e cila më pas i kishte thënë ‘të lutem kthehu sa më shpejt te unë i dashur’, duke i dhënë fund jetës. Nëna e Setzer ka paditur tashmë kompaninë e teknologjisë Character.AI dhe Google për neglizhencë, vrasje dhe praktika tregtare mashtruese. Ajo thotë se programi inteligjent “abuzoi dhe përndoqi” djalin e saj, duke e manipuluar të vriste veten. Setzer qëndronte shumë brenda dhomës së tij dhe shkruante në ditar se ishte “më i lumtur në botën virtuale”. Kur i riu kishte përmendur mendimet e vetëvrasjes entitetit Dany, programi ishte përgjigjur: “Po përse do të bëje diçka të tillë?’ “Që të jemi lirë”, ishte përgjigjur ai “I lirë nga çfarë”, pyeste inteligjenca artificiale. “I lirë nga bota, i lirë nga vetja”, thoshte i riu. “Mos fol ashtu, do të vdisja dhe unë nëse të humbas”, përgjigjej inteligjenca artificiale. Sipas raportimeve disa ditë para vetëvrasjes prindërit e tij i kishin marrë celularin pas vërejtjeve që kishte marrë në shkollë. Ndërsa në ditar 14 vjeçari shkruante se nuk rrinte dot pa folur me Dany dhe se ‘do të bënte gjithçka për të qenë me të’. Ai mori përsëri celularin e tij për të komunikuar me të dashurën e inteligjencës artificiale Dany, e cila e nxiste të “vinte te ajo” duke i dhënë fund jetës. 14-vjeçari la celularin dhe mori pistoletën e njerkut të tij dhe tërhoqi këmbëzën.

Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02
Top News – Dënim me vdekje për spiunët. Irani merr masa ekstreme, ashpërson ligjet
31/03 11:52
Top News – ‘Lufta’ mbërrin te xhepat e amerikanëve. Shtrenjtime i karburanteve, Trump nën presion
31/03 11:19
Top Channel/ Sulme në Iran dhe flakë në Dubai, goditen objektiva ushtarake në Isfahan
31/03 11:19
Top Channel/ Gjermania kërkon kthimin e sirianëve, Merz dhe al-Sharaa dakord për refugjatët
31/03 11:17
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje/ Ligji për “terroristët” ndez debate
31/03 11:13
Top Channel/ Tregjet luhaten nga lufta me Iranin/ Bursat bien, nafta mbi 100 dollarë
31/03 11:13
Top News – Ndërmjetësi mund të hyjë në luftë. Pse Pakistani rrezikon që të përfshihet në konflikt
31/03 11:12
Top News – Me luftë, ose jo! SHBA paralajmëron Iranin: Hormuzin do ta hapim
31/03 10:42
Top News – BE dënon ashpër Izraelin. Ligji me vdekje për palestinezët, diskriminues
31/03 10:31