Turqia ka mundur të izolojë me sukses 160 nga 174 vatra të zjarreve që nisën me 28 korrrik,sipas një deklatratë nga Drejtoria Pyjore e vendit. Zjarret shpërthyen në 39 nga 81 provincat e Turqisë, dhe 14 vatrat e mbetura po vazhdojnë në pesë provinca rreth Turqisë jugore dhe jugperëndimore si : Antalia, Mugla, Aydin, Isparta dhe Denizli. Zjarrfikësit ndërkohë po vazhdojnë betejën e tyre, me ndihmën e helikopterëve që hedhin ujë Përpjekjet e shuarjes në terren vazhdojnë ditë e natë, por dhe ndihma nga ajri luan një rol të rëndësishëm. Sapo fiket një zjarr në një vend, autoritetet menjëherë fillojnë të ftohin zonën për të parandaluar shpërthimin e një zjarri tjetër.