Një dokument zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve hedh dritë mbi numrin e personave të dënuar dhe paraburgosur që kanë humbur jetën në institucionet e vuajtjes së dënimit në vend. Sipas të dhënave për periudhën janar 2020 – shtator 2025, rezultojnë gjithsej 134 raste vdekjeje, ku pjesa më e madhe lidhet me shkaqe shëndetësore.